

Ky është Bobby Tufts, është vetëm 4 vjeç. Ai është kryebashkiaku i komunitetit të vogël të Dorset në Minesota. Vogëlushi është zgjedhur në krye të bashkisë kur ishte vetëm tre vjeç dhe menjëherë u kthye në një simbol për qytetin, i cili është më së shumti i njohur për dyqanet dhe restorantet e tij.
Dorset, nuk ka një administratë formale dhe numri i banorëve shkon nga 22 në 28 persona, në varësi të familjes së priftit të zonës. Nëse ndodh që familja e tij është në qytet, atëherë numri i banorëve rritet.
Tani Bobby i vogël ka si synim të rikandidojë, prandaj shëtit nëpër qytezën e tij duke shpërndarë spila dhe kartolina të fushatës elektorale./a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





