





Shkup, 12 korrik/NOA.al – Ministria e Punëve të Brendshme sot në Shkup bëri të ditur detaje lidhur me arrestimin e grupit të kontrabandimit të bagëtive në kufirin Maqedoni – Shqipëri.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ivo Kotevski ka theksuar se në grupin e kontrabanduesve janë të përfshirë shtetas të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
“Grupi kriminal përbëhej nga 18 shtetas të Maqedonisë dhe 14 shtetas shqiptarë. Ata u zbuluan gjatë hetimeve të nisura nga viti 2011 e deri në vitin 2013 përmes operacionit të koduar ‘Milka’, që merrej me kontrabandimin e bagëtive, kryesisht gjedhëve, duke përfituar shuma të majme parash”, theksoi Kotevski.
Sipas MPB-së, në mesin e grupit të organizuar janë ndaluar edhe pesë zyrtar policie nga pikat kufitare “Bllatë” dhe “Xhepishtë” me Shqipërinë, si dhe një veteriner nga Kërçova. Nga hetimet e zhvilluara bëhet e ditur se janë kontrabanduar mbi 2 mijë frymë lopë, ndërsa nga ky biznes i paligjshëm janë përfituar miliona euro./n.p/a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





