

Tiranë, 12 korrik 2013, NOA – Sipas Meteoalb, gjatë ditës së nesërme, vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë pjesës së parë të ditës. Më të përqendruara, ato do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore.
Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të pësojnë zhvillim në zonat verilindore dhe juglindore duke rrezikuar rrebeshe shiu. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. E njëjta situatë meteorologjike, do të mbetet prezente gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë, si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi jugor dhe juglindor, e për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
Evropa
Vranësirat dhe shirat intensive do të dominojnë nesër, Evropën veriore dhe verilindore, situatë kjo e ndikuar si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike. Shira më të dendur do të bien në vendet skandinave. Po ashtu, një pjesë e Mesdheut do të përjetojë temperatura të larta, të cilat gjatë pasdites do të sjellin vranësira konvektive dhe shira në formë rrebeshi.
Ndërsa, pjesa më e madhe të kontinentit të Evropës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke ndikuar mot të kthjellët./e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





