

Prishtinë, 12 korrik, NOA – “Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti dhe promovuese e fqinjësisë së mirë”.
Një deklaratë të tillë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mësohet se e ka bërë gjatë një takimi që pati me një delegacion të studentëve pjesëmarrës në Universitetin Veror në Kosovë.
Ku presidentja Jahjaga i njoftoi studentët që vinin nga vende të ndryshme të rajonit dhe të botës, për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon vendi, reformat në shoqëri dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në veçanti për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe gjithë rajonit të Ballkanit. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





