Transmetuar më 12-07-2013, 12:19

Prishtinë, NOA.al – Një grua ka raportuar në polici bashkëshortin e saj për dhunë në familje, pasi ky i fundit sipas saj e kishte gjuajtur me shkop druri.

Policia ka njoftuar se rasti është paraqitur pas një mosmarrëveshjeje me fjalw që viktima kishte pasur me bashkëshortin e saj, ai e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një shkop druri.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

“Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor dhe e njëjta sipas raportit mjekësor ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.  Identiteti i të dyshuarit dhe as i viktimës nuk është i njohur./t.k./o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit