Transmetuar më 12-07-2013, 08:18

Prishtinë, NOA.al –Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç deklaron se mund të dështojë jo vetëm marrëveshja e Brukselit, por edhe rruga evropiane e Serbisë nëse nuk ka qasje konstruktive  në fillim të gushtit kur kalon edhe afati për dorëzimin e listave zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Siç raporton korrespondentja e Noa.al, Daçiç tha se, më 24 korrik në Bruksel do të takohet me baroneshën, Catherine Ashton dhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe do të bisedohet për telekomunikacionin dhe energjetikën, por “na presin edhe bisedime të rëndësishme për zgjedhjet lokale në Kosovë”./t.k./o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit