
Një gazetar 39-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, nën akuzën se ka kryer ngacmime dhe vepra të turpshme me një të mitur.
Burime nga policia e Tiranës, bënë të ditur të enjten se kanë kryer arrestimin e shtetasit 39 vjeçar, me profesion gazetar, pasi akuzohet se ditën e martë të kësaj jave, ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Ngjarja dyshohet se ndodhi të martën në lagjen “Kombinat” të kryeqytetit kur 39-vjeçari, akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një vajze 8-vjeçare në ashensorin e një pallati të ri.
E mitura ka njoftuar prindërit për ngjarjen dhe ata kanë kryer menjëherë denoncim. Policia nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen e denoncuar dhe tha sot se bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
I dyshuari u dërgua në ambientet e komisariatit nr. 6, ku dhe u mor në pyetje. Mësohet se ai e ka mohuar ngjarjen. Policia tha se ndaj të dyshuarit u mor masa e arrestit për vepra të turpshme me të mitura.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





