Transmetuar më 11-07-2013, 21:42

Një video e bërë publike nga B’Tselem, një prej OJQ-ve më të rëndësishme të Izraelit tregon imazhe të realizuara dy vite më parë.

Një fëmijë palestinez, vetëm pesë vjeç, është arrestuar nga ushtria izraelite në Hebron dhe është mbajtur së bashku me të atin (një njeri që në video shfaqet me sy të mbyllur) për të paktën dy orë.

Fëmija është arrestuar pasu ka gjuajtur me gurë një makinë të ushtrisë. Drejtoresha e B’Tselem Jessica Montell ka komentuar ashpër ngjarjen duke thënë se ky filmin tregon qartë se nuk kemi të bëjmë me asnjë gabim nga ana e ushtrisë.

Fëmija është arrestuar qëllimisht, një sjellje e konsideruar e arsyeshme nga ana e ushtarakëve, mes të cilëve edhe zyrtarë të lartë./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit