Transmetuar më 11-07-2013, 20:19

Shkrimtari i madh francez Victor Hugo shkrante për melankolinë se ajo është “gëzimi i të ndjerit i trishtuar”. Mund të cilësohet edhe si dëshira e brendshme në fund të shpirtit, për diçka që nuk e kemi patur kurrë por të cilës ia ndiejmë shumë mungesën.

Ndryshe nga nostalgjia, trishtimi apo depresioni, melankolia nuk ka të bëjë me një objekt apo situatë të veçantë por mund të ketë të bëjë me një aspakt tipik të personalitetit. Njeriu melankolik njihet kollaj, është i heshtur, i mbyllur në vete por me shumë fantazi dhe romantik. Ai ka tendencë të tërhiqet në botën e vet.

Melankolia hyn në punë kur:

Gjeneron kreativitetin

Bëhet fjalë për atë që quhet “spleen”, një term i poetit Charles Baudelaire. Ai arrihet kur melankolia sjell produktivitet artistik, kur nga vuajtje kthehet në krijim.

Hap shikimin e brendshëm

Melankolia të shtyn të mbyllesh në vete. Kjo gjendje shpirtërore mund të jetë e volitshme kur të shtyn të drejtosh vështrimin drej botës së brendshme. Nëse e pret këtë ndjenjë pa u frikësuarmund të arrish në një njohje më të thellë të vetes dhe të emocioneve.

Kur të thotë “Ngadalëso!”

Nën efektin e melankolisë njeriu ka tendenvë të ndalojë vrullin e jetës së përditshme dhe të përballet aktivitetet normale me një ritëm më të ngadaltë. Melankolia në këtë rast shërben për një rilindje të brendshme./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit