Transmetuar më 11-07-2013, 17:05

Policia e Lushnjes ka arrestuar sot 29-vjeçarin Edi Krasniqi, banues në Barbullinj të Lushnjes si dhe ka shpallur në kërkim 38-vjeçarin Sehat Krasniqi.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim për këta shtetas u bë për veprën penale të “Vrasjes me dashje në bashkpunim të mbetur në tentativë” dhe për “Armëmbajtje pa leje”.

Mbrëmjen e djeshme këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin  kanë qëlluar me armë zjarri për motive të dobta shtetasin me inicialiet Q.T, 55 vjeç i cili gjatë kësaj kohe ndodhej në lokalin e tij.

Për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar perveçse dëmtime materiale.

Në vendin e ngjarjes në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gëzhojat e armës.

Materialet proceduriale do ti kalojnë prokurorisë së Lushnjes për veprime të mëtejshme./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit