


Librazhd, 11 korrik 2013, NOA – Konflikti për moslegalizimin e një kati shtesë, duket se e ka detyruar një 68-vjeçar nga Përrenjasi i Librazhdit të arrijë deri aty sa të godasë kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti.
Ngjarja bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burimet zyrtare të policisë së Librazhdit, sipas të cilave, goditja e kryebashkiakut është bërë prej Nevruz Karriqit duke përdorur sende të forta.
Sakaq, thuhet se ai është vënë menjëherë në pranga për aktin e pazakontë që ka kryer, ndërsa materialet lidhur me këtë ngjarje iu kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





