Transmetuar më 11-07-2013, 13:46

Një tjetër pistë shfaqet në horizontin e të ardhmes së portierit të kombëtares shqiptare, Samir Ujkani.

Gardiani Palermos, i rikthyer nga periudha gjashtë mujore e huazimit te Kievo Verona, kërkon një destinacion të ri dhe pas Xhenoas, interes po shfaq edhe Udineze e trajnerit Guidolin.

Tekniku i siçilianëve, Rino Gatuzo nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për titullarin e katërkëndëshit, por një ofertë e mirë nga ana e friulianëve mund t’ia prishë mendjen presidentit Xamparini transmeton Supersport.

Sipas mediave italiane, bardhezinjtë e shikojnë Ujkanin si alternativën më të mirë si portier i dytë, pasi Brkiç mbetet zgjedhja e parë për trajnerin Guidolin.

Gjithsesi, këto mbeten vetëm zëra merkatoje sepse më konkretisht për të ardhmen e lojtarit shqiptar do të mësohet gjatë javëve në vazhdim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit