
Të dhënat po ngarkohen...


Prishtinë, 11 Korrik, 2013 NOA.al – Ka kaluar në votim të dytë projekt-ligji për amnisti në Kuvendin e Kosovës.
Pavarësisht kundërshtimeve dhe protestave që janë mbajtur gjithë këto ditë, ky projekt-ligj ka kaluar duke u votuar me 91 vota, 17 kundër dhe asnjë abstenim.
Projekt-ligjit i nevojiteshin 80 vota për të kaluar, ose dy të tretat e parlamentit. Ku në leximin e parë, ky projektligj kishte marrë vetëm 70 vota pro dhe 22 kundër.
Ky projekt-ligj ka dalë si pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe bisedimeve me Serbinë./t.k./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
