Transmetuar më 11-07-2013, 13:17

Arjen Robben? Ai është në qendër të projektit të erës Guardiola. Kur mendohej se aventura e holandezit te Bayerni i Mynihut do të mbyllej për shkak të blerjes së Mario Gotzes dhe afrimit të Pep Guardiolës, duket se situata në terren është diametralisht e kundërt.

Heroi i finales së Wembley-t ka besimin e teknikut katalanas, madje jo vetëm kaq, ai është një nga pikat kyçe në skemën që ka në kokë Pep.

Tekniku po përzien përbërësit për Bayernin, ku Robben është nyja lidhëse e skemës 4-1-4-1 transmeton Supersport, ku një rol jetik ka edhe Ribery, i cili do të bëjë Messin në versionin Gjerman.

Dy figura të tjera protagonise në fushën e shahut bavarez janë edhe Kroos e Schweinsteiger, ndërsa Robben dhe Muller po projektohen si titullarët e padiskutueshëm për të mbuluar krahët e repartit ofensiv.

Nuk ndryshon pothuajse aspak roli i Javi Martinez, të cilit do t’i caktohet sërish detyra e lidhjes së repartit të mesfushës me mbrojtjen ku po projektohen Alaba, Dante, Boateng e Lahm.

I sakrifikuari më i madh në këtë model duket se është kroati Mario Mandzukic, i cili bie viktimë e stilit të tekbnikut katalanas që e shikon skuadrën pa një numër 9 të mirëfilltë.

Po Mario Gotze ku përfundoi?

Kjo nuk dihet ende, sepse fillimisht u besua që Guardiola do t’ia besonte çelësat e krahut të majtë talentit gjerman, por deri në rikuperimin e tij të plotë, është Robben ai që ka besimin e plotë të teknikut.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit