

Berat, NOA.al – Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi platformën e tij për drejtimin e kësaj partie, në Berat dhe Kuçovë.
Basha e konsideroi justifikim qëndrimin e djeshëm të kryesocialistit Rama, për konkursin e punësimit të militantëve. Po kështu, ai i bëri me dije mazhorancës së re, se do të përballet çdo ditë me premtimet e tij, të cilat i ka cilësuar si piramidale, citon Noa.al.
“Demokratët e kanë kuptuar shumë mirë, tani kuptoje edhe ti shumë mirë, se për çdo person mbi të cilin do të godasë abuzivizmi yt, për të cilin je i famshëm në Tiranë do të japësh llogari ligjore, financiare dhe politike para opinionit publik. Çdo orë e çdo minutë, demokratët do i kesh mbi kokë, për 300 mijë vende pune që ke premtuar për heqjen e taksës së biznesit të vogël., për shëndetësinë falas për çdo qytetar dhe të gjithë premtimet e tua piramidale që e dinë që sot se s’ke ndërmend t’i mbash dhe ky do të jetë momenti, vëllezër e motra kur ne nuk do të jemi vetëm Partia Demokratike në opozitë por Partia Demokratike në qendër të një fronti të gjerë opozitar, në fakt në qendër të mazhorancës morale të shqiptarëve”, theksoi Basha.
Basha në platformën e tij të drejtimit parashikon vlerësimin e kontributit dhe dhënies së shanseve për të ecur përpara, për çdo anëtar dhe militant të PD.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





