Transmetuar më 11-07-2013, 10:24

Fier, NOA.al – Arrestohen 4 të rinj pasi u kapën duke vjedhur nga depozita e pusit të naftës së kompanisë “BANKERS” në Zharrës, Fier.

Policia e qarkut i tha Noa.al se, Florian Grembi, 19 vjeç, Xhevair Grembi, 19 vjeç, Armando Zyka, 29 vjeç, dhe Saimir Aleksandri, 34 vjeç janë vënë në pranga pasi tentuan të vjedhin 10 bidona tridhjetë litërsh të mbushur me naftë bruto.

Forcat e policisë e quajtën “Diesel” operacionin e koduar për arrestimin e të rinjve, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për vjedhje, saktësisht  Saimir Aleksandri.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit