

Për shkak të krizës ekonomike në Evropë kanë lindur më pak foshnja, thuhet në një studim të Institutit për Hulumtime Demografike "Max Plank". Sipas të cilit, me rritjen e papunësisë zvogëlohet mesatarja e fëmijëve të lindur nga një grua në 28 vendet anëtare të Bshkimit Evropian.
"Kriza ekonomike, që filloi në vitin 2008, i dha fund tendencës së deritanishme mbarë evropiane të rritjes së natalitetit", deklaroi bashkëautorja e raportit Michaela Krajenfeld.
Kjo tendencë e uljes së lindshmërisë në shkallë më të madhe ka goditur vendet e Evropës Jugore si Spanja dhe Kroacia, por gjithashtu edhe Hungarinë, Irlandën dhe Letoninë.
Të rinjtë, posaçërisht ata nën moshën 25-vjeçare, nuk mendojnë të kenë fëmijë në kushte të papunësisë së rritur, ndërsa kjo tendencë është vërejtur më së shumti tek të rinjtë të cilëve ende nuk u ka lindur as fëmija i parë. Krajnfeld paralajmëroi se hulumtimi ka treguar se në Evropë niveli i papunësisë në ndonjë vend të caktuar në kohët e sotme drejtpërdrejt ndikon mbi qëllimet e njerëzve që të kenë fëmijë.
"Në qoftë se papunësia rritet një për qind, nataliteti i një gruaje të moshës mes 20-24 vjeç në mesatare zvogëlohet 0,1 për qind për gjithë kontinentin dhe 0,3 për qind për Evropën Jugore", shton Krajnfeld.
Në Republikën Çeke, Poloni, Britani të Madhe dhe Spanjë kriza ekonomike vetëm e ka ndalur rritjen e mëtejme të lindjeve. Në Rusi dhe Lituani, kriza ka pasur efekt të vogël ose aspak mbi natalitetin, po ashtu edhe në Gjermani, Austri dhe Zvicër.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





