Transmetuar më 11-07-2013, 09:41

Thiago Silva duket sikur është i “burgosur” te PSG sepse ëndrra e tij është Barcelona.

E pohon këtë fakt mbrojtësi Adriano i cili është edhe mik i bashkëkombasit të tij.

Thiago më ka thënë se nëse do të vinte te Barcelona do të ishte një ëndërr për të. Jam miku i tij dhe flas shumë me të, ardhja e tij do të ishte diçka shumë e mirë për Barcelonën.

Thiago Silva do të dëshironte të ishte këtu në Spanjë por nuk ndodh sepse PSG beson shumë te ai, por i takon klubit të gjejë një akord me francezët.

Më parë edhe Neymar dhe Dani Alves kanë lobuar që Thiago Silva të bashkohet me ta tek klubi katalanas.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit