Transmetuar më 11-07-2013, 00:42

Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT), publikoi të mërkurën një raport mbi nivelin e papunësisë në Shqipëri dhe konstaton se për tremujorin e parë të vitit në vazhdim, niveli i papunësisë është në masën 12.8 për qind.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2013, numri mesatar i të papunëve të regjistruar si punëkërkues të papunë është 141,939 shtetas shqiptarë.

Shkalla e papunësisë është raporti në përqindje i numrit të të papunëve te regjistruar me forcat e punës. Specialistët e INSTAT thanë se për të dhënat e papunësisë së rregjistruar, janë mbeshtetur në informacionin e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

INSTAT konfirmon edhe një tjetër shifër. Prej këtyre punëkërkuesve të papunë të regjistruar, vetëm  5.9%  përfituan pagesë papunësie gjatë tremujorit të parë të 2013.

Niveli bazë i pagesës së papunësisë, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave është 6,850 lekë.

Vlera mesatare e ndihmës së pjesshme ekonomike është 3,390 lekë, ndërsa vlera e ndihmës ekonomike të plotë është 4,195 lekë.

Paga minimale me Vendim të Këshillit të Ministrave është 21,000 lekë, por me një vendim të ditëve të fundit, paga minimale u rrit me afro 11.6 për qind.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit