Transmetuar më 10-07-2013, 21:07

Shkodër, NOA.al-Flakët kanë përfshirë një ndërtesë të tërë. Banesa e 6 familjeve, të afërm mes tyre është shkatërruar totalisht prej flakëve. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në lagjen Tërbun. Aktualisht punonjësit zjarrfikës janë duke punuar për të shuar flakët.

Nga sa mësohet në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse, forca të shumta policie dhe ambulanca që janë në dispozicion.

Për fat të mirë, përveç dëmeve të shumta materiale mësohet se nuk ka asnjë të lënduar.

Por flakët të cilat ende vazhdojnë të djegin gjithçka mund të përfshijnë edhe banesat që ndodhen pranë saj. Kjo për të vetmen arsye se banesat nga njëra-tjetra i ndan vetëm një mur.

Zjarrfikësit për momentin po mundohen të lokalizojnë flakët pikërisht për të mos u përhapur më tej.

Nga sa mësohet, alarmin për flakët e ka dhënë një fëmijë, e cila ka lajmëruar gjyshin duke i thënë se priza kishte marrë flakë.

Pikërish kjo dëshmi e vogëlushes, është edhe prova e vetme se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit