

Shkodër, NOA.al – Një person ka gjetur vdekjen pak minuta më parë në Shkodër dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri në banesën e tij.
Krimi ndodhi sonte në mbrëmje në fshatin Vukatanë të rrethit Shkodër, raporton korrespondenti i noa.al dhe përfshiu fisin Murri.
Viktima është shtetasi 30 vjecar Gjin Murri, banues në Vukatanë.
Autor i dyshuar i krimit, është Çesk Murri, xhaxhai i Gjin Murrit. Ai ka mbetur gjithashtu i plagosur në ngjarje dhe gjendet në spital nën ruajtje policore.
Dy të plagosurit e tjerë janë: Aleks Murri, vëllai i viktimës dhe Nik Murri, djali i Çesk Murrit.
Burimet policore duke iu referuar hetimeve të para në vendngjarje, raportojnë se viktima është qëlluar në mjediset e brendshme të shtëpisë së tij, pas një grindjeje mes fqinjësh.
Në vendin e krimit kanë shkuar forca të shumta policore. Policia tha se viktima dhe autori i dyshuar ishin kusherinj mes tyre. Hetimet e para flasin për krim nën motive të sherrit për pronësinë mes fqinjësh. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





