



Jemi mësuar ta shikojmë ndërsa këndon përpara mijëra personave. Të paktë, janë ata që e dinë këtë pasion të tijin. Ai nuk është vetëm një yll i muzikës rok, por është edhe një fotograf shumë i talentuar.
Pasioni për fotografinë i ka lindur vite më parë, duke luajtur me autoportretet e kopertinave të disqeve të tij.
Më pas, nga një hobi i thjeshtë u kthye me kohën në një profesion i vërtetë paralel. Bryan Adams është një rock star që fotografon të famshmit, thënë ndryshe kolegët e tij.
Përpara syrit të tij kanë kaluar muzikantë, aktorë, modele. Personazhe si Pink, Lindsey Lohan, Amy Winehouse, Ben Kingsley, e madje edhe vetë mbretëresha Elizabetë.
Por me kohën, ka lënë mënjanë personazhet e famshëm dhe syrin e ka drejtuar diku tjetër. Ka sjellë në vëmendje histori më intime, si ato të veteranëve të luftës.
Portretet dhe shërbimet e tij të modës janë publikuar në revista si “Vogue”, “Vanity Fair”, “Vogue Man”, por pjesa më e madhe e fotove janë realizuar për revistën berlineze “Zoo”, të cilën Bryan Adams e ka themeluar vetë./a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





