Transmetuar më 10-07-2013, 17:45

Shkup, 10 korrik/NOA.al – Gazetari dhe pronari i të përditshmes dhe javores “Fokus”, Nikolla Mladenov ka vdekur si pasojë e aksidentit automobilistik.

Ai ishte një prej kritikëve më të ashpër të pushtetit aktual në Maqedoni, ndërsa kjo media edhe në të kaluarën ka qenë një opozitë e ashpër e pushteteve të kaluara në Maqedoni.

“Shpejtësia”, ky ka qenë version final zyrtar i Prokurorisë së Shkupit që sot nxjerrë rezultatet lidhur me vdekjen dhe rrethanat e Mladenovit, në ngjarjen fatale të 27 marsit të këtij viti, kur ai u gjet një ditë më pas i vdekur në makinën e tij që kishte rrëshqitur në aksin rrugor në aksin rrugor Veles – Shkup, disa kilometra në hyrje të kryeqytetit.

“Nga të gjitha dëshmitë që kemi grumbulluar, nuk vërtetohet se aksidenti ka ardhur si rezultat i ndonjë vepre penale”, theksoi prokurorja e Prokurorisë së Shkupit, Gordana Geshkovska.

Hetimet nuk kanë konstatuar se në çfarë ore saktësisht ka ndodhur aksidenti, ndërsa prokuroria ka thënë versionin e saj se aksidenti ka ndodhur në periudhën e natës midis 26 – 27 marsit. Policia është informuar për aksidentin vetëm përmes njoftimit të një kalimtar rasti, i cili më pas ka lajmëruar stacionin policor në Petrovec.

Sipas prokurores, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Mirëpo, mungesa e disa fakteve dhe elementeve ka nxitur debate për dyshime. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur celulari i gazetarit të ndjerë, si element kyç i hetimeve, se ku ka qenë në natën kritike. Në natën e fatkeqësisë gjithashtu nuk kanë punuar as kamerat e pikave të pagesave rrugore Shkup – Veles./n.p/a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit