Transmetuar më 10-07-2013, 17:34

Prej disa kohësh, është konfirmuar lajmi se këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora do të jetë imazhi i ri i linjës së veshjeve Material Girl, linjë e mbretëreshës së muzikës pop Madonna dhe vajzës së saj Lourdes.

Kishte kohë që qarkullonte lajmi, por ende nuk e kishim parë Ritën të shfaqej si imazh me veshjet e kësaj linjë.

Por tani të gjithë fansat e Rita Orës, mund ti hedhin një sy se si do të duket këngëtarja e tyre e preferuar me këto veshje.

E përditshmja “Daily Mail”, sjell ekskluzivisht imazhe zyrtare të këngëtares veshur me Material Girl./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit