Transmetuar më 10-07-2013, 17:21

Shkup, 10 korrik/NOA.al – Dy të rinj shqiptarë janë rrahur mbrëmë brutalisht nga huliganë maqedonas në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Incidenti u bë i ditur sot nga dy të rinjtë shqiptarë, me inicialet I.H dhe A.H, të dy nga fshati Saraj i Shkupit. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur për shkaqe sigurie.

Rrahja e tyre brutale ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare “Biser” në Shkup, kur një grup huliganësh me shkopinj druri dhe sende tjera të forta kanë sulmuar dy të rinjtë shqiptarë. Dy të shqiptarët janë dërguar menjëherë në urgjencë, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore, përfshirë edhe në kokë. Njëri prej viktimave siç raportohet ka përfunduar me kafkë të çarë.

MPB ka theksuar se po kërkon autorët e kësaj dhune dhe se ata do të nxirren para drejtësisë.

Ky është incidenti i radhës që ka ndodhur në Shkup, ku të rinjtë shqiptarë pësojnë nga huliganët maqedonas nëpër rrugët e kryeqytetit.

MPB ende nuk ka vendosur dënime të ashpra ndaj maqedonasve që vazhdimisht po ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve shqiptarë, ku viktima janë kryesisht nxënës që ndjekin mësimin në shkollat e mesme dhe fakultete, në disa zona të banuara kryesisht me shumicë të etnitetit maqedonas./n.p/a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit