

SHIKONI VIDEON MË POSHTË
Samir Ahmed Assem është një prej 51 viktimave të vrara. Ai ka ndërruar jetë ditën e hënë teksa kryente shërbimin për të përditshmen egjiptiane Al-Horia Wa Al-Adala.
Reporteri filmonte protestat e së hënës ku përpara selisë së Gardës së Republikës egjiptiane në Kajro, aty ku mendohet se mbahet i burgosur ish-presidenti Mohamed Morsi, mbështetësit e tij u përleshën me ushtrinë.
Ata kërkonin të futeshin në godinë, por ushtarkët nisën të qëllonin me armë zjarri kundër njerëzve.
Samir Ahmed Assem ishte aty për punë, si fotograf dhe operator.
Botuesi i tij jep lajmin se për fat të keq, ka filmuar vdekjen e tij. Ai ka filmuar një snajper që e ka marrë në shenjë ndërsa ndodhej në taracën e një ndërtese. Filmimi ndërpritet kur ai i drejton armën dhe shkrep.
Samir Ahmed Assem ishte vetëm 26 vjeç./a.h/noa.al/
Shikoni imazhet çast pas çasti dhe videon këtu.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





