Transmetuar më 10-07-2013, 15:18

Kampionati kinez hedh sytë nga kategoria superiore dhe në shënjestër është vënë sulmuesi i Skënderbeut Pero Pejic. Shtatlarti kroat siç transmeton Supersport ka marë një ofertë nga Kina edhe pse nuk bëhet i ditur emri i skuadrës, për të vijuar atje karrierën e tij.

Sipas informacioneve 30 vjecari është larguar menjëherë nga Austria aty ku Skënderbeu po zhvillon fazën përgatitore për tu provuar në kampionatin e shtetit aziatik.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kroati do të testohet për disa ditë tek kjo skuadër emri i të cilës  mbetet anonim, pasi si përfaqësuesi i futbollistit në Shqipëri por edhe drejtuesit e Skënderbeut nuk publikojnë destinacionin e ri.

Madje korcarët pretendojnë se ky është një veprim i nxituar i sulmuesit, pasi është i lidhur me kampionët edhe për sezonin e ardhshëm.

Për më tepër ky veprim nuk është pëlqyer nga drejtuesit e klubit duke parë faktin se Skënderbeu është në kulmin e pregatitjeve të përballjes së dyfishte me Neftci Baku e vlefshme për fazën e parë eleminatore të Champions League.

Në këtë mënyrë pritet që në ditët në vijim tek Skënderbeu të ketë një cështje Pejic, me futbollistin që dëshiron të provojë aventurën kineze që pritet të jetë ekonomikisht më e mirë se ajo e Skëndërbeut.

Kështu pas Plakut duket që një tjetër pjesë e mozaikut të skuadrës që u shpall kampion një vit më parë të prishet, dhe ëndrra evropiane e kalimit të një turi të mbetet e tillë edhe këtë vit.

Për momentin në sulmin e kampionëve është Tahirllari si dhe Morina, që duhet të mbyllë më parë llogaritë me Tiranën e cila kërkon të apelojë vendimin e marë nga dhoma e zgjidhjes së konflikteve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit