Transmetuar më 10-07-2013, 15:15

Koplik, 10 korrik 2013, NOA- Kandidati për kryetar i PD-së, Sokol Olldashi ka premtuar organizimin e një opozite të fortë kundër mazhorancës së re. Në takimet e zhvilluar në Koplik dhe në Vaun e Dejës, Olldashi u shpreh se “me një përmirësim solid të strukturave të partisë dhe një aksion të fortë opozitar, Partia Demokratike do të rikthehet forcë e parë politike në vend, në përballjen  e parë elektorale”.

Gjithashtu, kandidati për kreun e PD, u shpreh se kjo forcë politike duhet të nxisë karrierën brenda strukturave partiake. Sipas tij, në këtë mënyrë do të shmanget demotivimi i aktivistëve.

“Ne kemi nevojë që strukturën e PD-së ta zhdërvjelltësojmë, tashmë jemi në opozitë. Nuk kemi më strukturë partie dhe strukturë administrate, kemi vetëm strukturat partiake të PD-së. Dhe çdo lëvizje e jona, çdo energji e jona duhet të përqendrohet vetëm në strukturën e PD-së. Por kjo strukturë ka nevojë për disa përmirësime dhe përmirësimi bazik i saj ka të bëjë me inventarin e potencialit njerëzor. Ne kemi nevojë që këtë palcë ta njohim emër për emër dhe ditë për ditë aktiviteti, sepse vetëm në këtë mënyrë, ne mundemi të jemi të drejtë , të dimë cilët anëtarë kemi, çfarë kanë prodhuar dhe si u jemi përgjigjur ne atyre”, u shpreh Olldashi.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit