
Tiranë, 10 korrik 2013, NOA – Sipas Meteoalb, gjatë ditës së nesërme, paradite i gjithë territori shqiptar do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta, përjashtuar zonat veriore të cilat do të kenë vranësira dhe shira të izoluar.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu në vend. Herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe shkarkesa rrufesh. Më të përqendruar shirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të lehtë si në vlerat e mëngjesit edhe në ato të mesditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që dallgëzimi në det të arrijë në 3 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e kontientit Europian do të ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale, për pasoje moti i kthjellët do të jetë dominues. Në shumë rajone të kontinentit temperaturat do të jenë të larta, kryesisht në Europën jugore dhe jugperëndimore.
Përsa i përket rajonit të Mesdheut, Europës Juglindore dhe gadishullit të Ballkanit do të mbeten në ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut, por edhe në këto rajone temperaturat do të jenë të larta.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





