Transmetuar më 10-07-2013, 13:37

Tiranë, 10 korrik 2013, NOA – Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon e ka cilësuar procesin e zgjedhjeve të 23 qershorit si një sukses të qeverisë. Në takimin e zhvilluar sot me kryeministrin, Sali Berisha, diplomati anglez u shpreh se procesi zgjedhor ishte dhe një dëshmi e demokracisë së Shqipërisë.

“Ambasadori Nicholas Cannon e falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen dhe i shprehu atij vlerësimet më të larta për realizimin e një procesi zgjedhor shumë te mirë, duke e konsideruar këtë proces një sukses në radhë të parë të qeverise shqiptare, por edhe një dëshmi të demokracisë shqiptare”, bënë të ditur zyra e shtypit e Kryeministrit.

Diplomati amerikan ka vlerësuar se Shqipëria ka shënuar arritje te rëndësishme në plotësimin e kërkesave për ecjen përpara në procesin e anëtarësimit dhe marrjen e statusit dhe Britania e Madhe do te vijojë ta mbështesë vendin tonë në këtë proces

Nga ana e tij, kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit mirënjohjen “për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar që Mbretëria e Bashkuar dhe qeveria britanike i ka dhënë Shqipërisë gjate kësaj periudhe, si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm midis të dy vendeve dhe qeverive gjatë këtyre viteve”.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit