Transmetuar më 10-07-2013, 11:36

Meksikani Giovani dos Santos e ka braktisur ekipin e tij Majorka dhe ka vendosur që për katër vitet e ardshme të jetë i angazhuar me klubin e Villarreal.

Klubi e konfirmoi sot këtë lajm, poir refuzoi të japë detaje për këtë transfertë dhe shumën e blerjes së dos Santos.

I përgatitur te FC Barcelona, Dos Santos, kampion olimpik në vitin 2012 me Meksikën, u transferua në vitin 2008 te Tottenham, që më pas e huazoi tek Ipswich (2009), Galatasaraj (2010) dhe Racing Santander (2011) para se të shkonte te Majorka në vitin 2012.

Nga viti 2007, mesfushori offensiv ka luajtur me ekipin përfaqësues 67 herë, duke arritur të shënojë 14 gola.

Më shumë lajme nga bota e sportit gjeni këtu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit