Transmetuar më 10-07-2013, 09:54

Tiranë, NOA.al – Ish Presidenti Amerikan, Bill Clinton, i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, një ftesë për të marrë pjesë në aktivitetin “Clinton Global Initiative 2013 – Nisma Globale Klinton 2013, që do të zhvillohet në Nju Jork, në datat 23-26 shtator 2013.

Ky aktivitet do të diskutojë rreth temës “Mobilizing for Impact”, e cila do të përqendrohet në përfshirjen e njerëzve dhe burimeve të duhura që të ndërmerren veprime të efektshme përkundrejt sfidave globale, raporton Noa.al.

Takimet e shkuara të Nismës Globale Klinton kanë mbledhur më tepër se 165 kryetarë shtetesh, 20 Fitues të Çmimeve “Nobel” dhe qindra drejtues fondacionesh dhe OJQ-sh, bamirës të mëdhenj dhe pjesëtarë të mediave.

Edhe këtë vit, nisma e ish presidentit amerikan ka ftuar presidentë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në këtë konferencë.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit