

Prishtinë, NOA.al – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, takon sot në Prishtinë, krerët shtetërorë të Kosovës, pasi ka takuar dje pasdite ata të Serbisë në Beograd.
Vizita e Baroneshës Ashton në Serbi dhe Kosovë pason takimin e saj të hënën në Bruksel në raundin e 13-të në nivel të lartë politik me kryeministrat Thaçi e Daçiç në procesin dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, bwn tw ditur Noa.al.
Në Beograd, Baronesha Ashton paralajmëroi se do të takohet sërish me kryeministrat Daçiç e Thaçi, se “bisedimet do të vazhdojnë në javët dhe muajt që janë para nesh” dhe se, “nuk do të ketë pushim veror për të gjithë, sepse duhet të tregojmë përparim”.
Sot paradite në Prishtinë, Baronesha Ashton do të zhvillojë takime të veçanta me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe me Kryeministrin Hashim Thaçi. O.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





