

Tiranë, 10 korrik 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e mërkurë, 10 korrik 2013.
Gazeta "Panorama" ka këto tituj kryesorë; “Në bregdet. Rama: Ndërtimet do t’i shembë policia e shtetit”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Provat e manipulimeve në Lezhë, Kosovrasti kërcënohet me SMS në KQZ: Të fala fëmijëve”. “Shteti dhe antishteti i Edi Ramës”.
Gazeta "Shekulli"
“Dajti”, polici ndryshoi dëshminë
Tituj të tjerë të gazetës:
– Maturantët, sit ë fitojnë shkollën
– Kryetarë kemi, na mungon lidershipi
Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Kreu i qeverisë, kritika mazhorancës së re: Dyshja Rama-Kokëdhima hapën tenderin për fshesën e administratës. Berisha: Rama nis fshesën në administratë.”
Tituj të tjerë janë; “Presidenca e BE: Progres me zgjedhjet e 23 qershorit.”
“Nis testimi i mësuesve, ç’duhet pasur parasysh në provim”.
“Kërcënohet Kosovrasti, denoncoi falsifikimin e procesverbaleve”.
“Basha: Koalicioni i majtë, një mazhorancë pazaresh”.
“Olldashi: Aksion i fortë opozitar për kthim në pushte”.
“Rama: Çdo ndërtim pa leje në bregdet do të rrafshohet”.
Gazeta “Shqip" ka këto tituj kryesorë në faqen e vet të parë: “Rama kërcënon Nishanin e Lllallën”.
Tituj të tjerë janë: “Lezhë: Vdes në spital shtatzëna, familjarët akuzojnë mjekët”.
“PD, na vodhën komisionerët tanë, hapni kutitë”.
“Qeveria e re, mbyllet programi i 300 ditëve, gati struktura e kabinetit”.
“Transparency International: Korrupsioni kapi majat pas 2011-s”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka këto tituj kryesorë: “Po hetohet leja e dhënë nga bashkia për ndërtimin tek Uji i Ftohtë. Urdheri i Edi Ramës. Në shenjë pallati i Lul Bashës në Vlorë”.
Tituj kryesorë të gazetës janë: “Halimi ‘manovra’ për kreun e Dhomës së Ndërmjetësve.”
“Shtatzëna vdes bashkë me fëmijën”.
“Të diplomuarit. Në punë “emergjence”, gati CV për te Rama”.
“Lida Miraj: MK shpërfilli UNESKON në Berat”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Falsifikohen zgjedhjet në lezhë, si u ndryshuan votat nga PS”.
Tituj të tjerë janë; “Darka e Iftarit bashkon Ramën, Bashën dhe Topallin”.
“CEZ në tranzicion të trefishtë shlyen 181 mln USD borxhe”.
“Dajti kërkon ballafaqim me oficerin : Do flas për vrasjen e 2 policëve”.
“Berisha: Zyrtarë administrate dhe partiakë, fushatë në kundërshtim me udhëzimin tim”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. o.k/noa.al
Lexoni dhe pasqyrën e shtypit në Kosovë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





