Transmetuar më 09-07-2013, 16:29

Tiranë, 9 korrik, NOA – Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme do të jenë të pranishme edhe gjatë ditës së nesërme në të gjithë vendin. Për pasojë, paraditja do te dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Ndërsa pasditja, do të sjelle shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara shirat paraqiten në zonat jugore dhe juglindore. Gjatë natës, parashikohet largim i vranësirave dhe shirave nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në vlerat minimale, dhe në ato maksimale.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor dhe juglindor,  kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Europa

Prezenca e dy qendrave me presion të ulët atmosferik, si edhe zhvendosja e një sistemi frontal në rajonin e Mesdheut do të kushtëzojnë vranësira dhe shira në këto rajone. Gjithashtu, kalimi i një sistemi frontal nga Evropa qendrore drejt Alpeve do të sjellë vranësira dhe shira me intensitet të lartë.

Përsa i përket Evropës veriperëndimore, jugperëndimore dhe Evropa Lindore, do të mbeten sërish me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme kontinentale./e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit