Transmetuar më 09-07-2013, 12:20

Prishtinë, NOA.al –  Kryeministri serb Ivica Daçiç e sheh si incident me pasoja të mëdha, ngjarjen e ndodhur ditë më parë në kufirin Kosovë – Serbi ku u plagosën katër shqiptarë.

“Është e qartë se u shkel marrëveshja që ekziston, se në zonën tokësore të sigurisë kanë hyrë njerëz të armatosur me qëllim që të vjedhin dru dhe kjo, sipas tij, nuk është gjë e re. Kjo ndodh vazhdimisht në rajonin e Kurshumlisë dhe shpesh ka incidente, deklaroi Daçiç në Bruksel. Ai tha se duhet bërë përpjekje që të shmangen të tilla situata.

Pavarësisht se ishin shqiptarë që u plagosën, Daçiç ka theksuar se e ka përmendur këtë incident që në të ardhmen të evitohen incidente të ngjashme, duke e bërë fajtore Kosovën/t.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit