Transmetuar më 09-07-2013, 12:05

Vlorë, NOA.al – Një 29-vjeçar i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar sot nga Policia e Vlorës.

Burime zyrtare të policisë i thanë Noa.al, se në vijim të një superoperacioni policor antidrogë të agjencive italiane të zbatimit të ligjit, është bërë ekzekutimi i mandat-arrestit ndërkombëtar në ngarkim të shtetasit, Sokol Novruz Shytaj, nga Orikumi.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm në të njëjtën kohë me arrestime të tjera të kryera në Itali.

Gjykata e Romës në ngarkim të këtij shtetasi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me qëllim ekstradimin dhe gjykimin e këtij shtetasi në Itali pasi dyshohet për “Trafikim narkotikësh”. 29-vjeçari Sokol Shytaj dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti të gjerë organizatash kriminale të narkotrafikut në Itali.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit