

Këngëtaret motra, Beyonce dhe Solange Knowles, nuk ishin të pranishme në martesën e dytë të babait të tyre për shkak të angazhimeve të shumta profesionale.
Matthew Knowles, babai i Beyonces dhe Solanges u martua për herë të dytë me modelen Gena Charmaine Avery më 30 qershor në një ceremoni private para miqve dhe familjarëve, por asnjë prej vajzave nuk ka pasur kohë që të jetë martesën e dytë të drejtorit të Music World Entertainment.
“Fatkeqësisht, Beyonce dhe Solange kanë pasur angazhime tjera të aranzhuara që e bënë të pamundur për ta pjesëmarrjen në ceremoninë martesore”, shkruan i ai për gazetën US Weekly.
Në fakt vajzat dhe babai Knowles kanë pasur marrëdhënie të ngrira që prej ndarjes së tij nga nëna e tyre, në vitin 2009 pas 31 vjet martesë.
Dihet se kohë më parë Beyonce e largoi babain e saj nga roli i menaxherit të saj, por e përshkroi vendimin si i motivuar nga aspekti profesional dhe jo privat.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





