Transmetuar më 09-07-2013, 09:29

Lushnje, NOA.al – Një baba dhunues është arrestuar nga policia e Lushnjes.

Shpëtim Sollaku, 39 vjeç, banues në fshatin Shenepremte është vënë në pranga nga policia pasi ka dhunuar vajzën e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00 kur Sollaku ka rrahur të bijën agresivisht duke i shkaktuar dëmtime në trup, raporton Noa.al.

Po në qytetin e Lushnjes, një tjetër shtetas është arrestuar për dhunë në familje, këtë herë një bashkëshort dhunues.

Ilmi Sinani, 51 vjeç ka dhunuar bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës se tyre pas një debati të ashpër familjar.

Mbi të  dy të arrestuarit rëndon akuza e Dhunës në Familje, bazuar në Kodin Penal.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit