Transmetuar më 09-07-2013, 09:13

Elbasan, NOA.al- Drejtuesit e automjeteve që u përfshinë dje pasdite në aksidentin tragjik në rrugën Elbasan-Librazhd ku për pasojë gjetën vdekjen 4 persona, janë arrestuar nga policia.

Siç bën të ditur Noa.al, në pranga është vënë Renato Torollari, drejtues i trailerit dhe Edvin Çuçuli, drejtues i automjetit tip BMW si dhe është marrë masa e arrestit për drejtuesin e furgonit, Eduard Haskurti, që është i plagosur rëndë.

Nga aksidenti tragjik në aksin Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë ku u përplasën 3 mjetet, 4 persona humbën jetën, ndërkohë që disa të tjerë u plagosën rëndë.

Sipas policisë dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është mjeti tip BMW me targa AA 971 EA,  i cili për shkak të parakalimi të gabuar, i ka prerë rrugën furgonit të pasagjerëve të linjës së Librazhdit me targa LB 001 A. Në përpjekje për të shmangur përplasjen, drejtuesi i furgonit devijoi, duke i prerë rrugën një kamioni me targa KO 7579 B, i cili më pas përplasi të dy mjetet.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen bashkëshortët Fetah dhe Rifete Çela, përkatësisht 50 dhe 48 vjeç nga fshati Krastë i Elbasanit dhe nënë e bijë Nasipe Shehi 69 vjeç dhe Salushe Kullafi 49 vjeç. Të 4 viktimat  ishin pasagjerë në mjetin Ford tranzit me targë LB 001 A, me drejtues shtetasin Eduart Haskuti, ku nga ku aksident mbeti i dëmtuar dhe ky shtetas, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë.O.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit