

Turqi, Noa.al- Kjo po që është një grua e intasour. Zot bëj që të mos kalojë pranë nesh.
Fatma Idem, një 34-vjeçare nga Turqia, e cila kishte vendosur të ndahej prej bashkëshortit të saj, ka pritur derisa ai ka shkuar në punë për të vënë në jetë planin e saj.
Ajo ka marrë gjithçka prej shtëpisë ku jetonin bashkë. Dhe kur themi gjithçka, kemi lënë jashtë vetëm muret e shtëpisë.
Ajo ka hequr prej shtëpisë deri edhe dritaret, dyert dhe çatinë e shtëpisë, përfshi këtu sendet shtëpiake, e madje edhe kuzhinën.
Për të realizuar planin e saj, Fatma është ndihmuar prej vëllezërve, të gatshëm për ta ndihmuar në hakmarrjen ndaj bashkëshortit.
Kanë qenë fqinjët ata që e kanë lajmëruar me telefon Sahinin.
Tani, Sahini është detyruar të çojë dy fëmijët e tij të vegjël në një strehë të përkohshme derisa të rregullojë shtëpinë që gruaja e shkatërroi totalisht./a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





