

Nuk keni nevojë të gënjeni, që fëmijët të hanë fruta ju mjafton t’u thoni të vërtetën duke u shpjeguar se përse shërbejnë ato.
Ky është përfundimi i një studimi të universitetit të Stanford, sipas të cilit fëmijët e moshës 4-5 vjeçare kanë aftësi të kuptojnë vlerën e diete të shëndetshme ushqimore.
Për këtë studim, shkencëtaret Sarah Gripshover dhe Ellen Markman kanë krijuar pesë libra me vizatime të cilët shpjegonin vlerat ushqyese, përfshi edhe rëndësinë e ngrënies së ushqimeve të ndryshme si dhe funksionet që ato kanë në organizëm.
Një herë në javë, edukatoret e kopshtit, u kanë lexuar dy grupeve ccdo libër të paktën një herë në javë, ndërsa në dy grupe të tjera nuk janë lexuar librat. Në përfundim të studimit grupet të cilave u është lexuar libri kanë rezultuar se kanë konsumuar më shumë fruta dhe perime në krahasim me dy grupet e tjera.
“Njerëzit shpesh mendojnë se koncepte të vështira mund të çorientojnë fëmijët, por në të vërtetë ata kanë një kureshtje të lindur, kanë dëshirë të mësojnë gjithçka mbi funksionimin e gjërave”, kanë thënë shkencëtaret./a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





