Transmetuar më 08-07-2013, 18:28

Plutarku na bën me dije se fiku është një frut i cili që prej kohëve antike kishte edhe një vlerë të shenjtë dhe që lidhej ngushtësisht me origjinën e Romës antike. Romolo dhe Remo, të cilët ishin të destinuar të vdisnin, u ushqyhen nga ulkonja nën hijen e një fiku. Pas kësaj pema u konsiderua e shenjtë.

Fiqtë janë aleatë të syve, aparatit tretës dhe aparatit kardiak.

Shumë të ëmbël, fiqtë me farëzat e vogla, kanë efekte të jashtëzakonshme laksative, që bën shumë mirë sidomos për fëmijët  tek të cilët stimulon zorrët dhe aparatin tretës.

Tek fiqtë e freskët gjenden enzima tretëse që thjeshtëzojnë asimilimin e ushqimeve të ndryshme. Gjithashtu ky frut vepron edhe në mbrojtjen e lëkurës.

Ai ndihmon të luftoni inflamacionet e rrugëve urinare, të mushkërive, bën mirë në raste temperature dhe në raste gastriti.

Përveç kaliumit, hekurit, zinkut dhe kalciumit, fiqtë janë shumë të pasur me vitaminë B6, A, B1, B2, PP, C.

Për induistët dhe budistët, ky frut është simbol i dijes dhe të vërtetës./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit