Transmetuar më 08-07-2013, 17:23

Historia e e dashurisë mes Bob Dylan dhe Joan Baez është ajo e një vajze që zbulon vetveten, si të jetojë dhe çfarë dëshiron të bëhet në jetë, dhe historia e një djali që porsa ka nisur të pasurojë repertorin e tij muzikor. janë dy 20-vjeçarë mjaft tërheqës, por snhumë të ndryshëm.

Joan është e vendosur, virtuoze dhe me një bukur të ndryshme nga ajo e kohës e megjithatë i bën të gjithë për vete me anë të pavarësisë së saj dhe të të dashurve të shumtë që nuk kishte frikë ti tregonte, ndërsa Dylan luan rolin e një artisti të çrregullt dhe antipatik. Të dy janë joshës.

Bob Dylan del rrugëve me xhinset e tij të vjetra e të grisura, me një këmishë të stampuar. Joan Baez, është antikonformiste, dhe e alternon veshjen e saj me këmisha të bardha tip hipi të qendisura me lule dhe me pantallona të gjera, tip këmbë elefanti.

 Të dy kishin një stil unik në llojin e tyre, një stil që ka frymëzuar shumë breza e që ende vazhdon të frymëzojë.

Edhe bota e modës. Prej pasarelave vijnë veshje të frymëzuara prej këtij çifti të artë. Ka risjellë stilin e tyre Bottega Veneta, Yohji Yamamoto, Moschino Cheap and Chic e Isabel Marant.

Të gjitha vijnë si dëshmi për të treguar se moda dhe veshja e atyre viteve nuk ka kaluar ende./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit