Transmetuar më 08-07-2013, 15:28

Durrës, 8 korrik 2013, NOA – Teksa ka vajtur në shtëpi në gjendje të dehur, bashkëshorti ka rrahur me grushta në prani të fëmijëve, gruan e saj 35-vjeçare.

Një ngjarje kjo, e ndodhur në qytetin e Durrësit dhe për motive të dobëta, e cila mesa duket ka shkuar përtej normales, teksa tashmë kanë nisur të merren me hetimin e saj edhe forcat policore.

Kështu, siç ato bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, kanë shoqëruar për në mjediset policore autorin e dyshuar të saj, 41-vjeçarin Sh.Koka, banues në qytetin bregdetar.

Atje ku ky i fundit, mësohet se ka thyer edhe derën e dhomës së shoqërimit.

Për të gjitha këto, u kryen veprimet proceduriale dhe materialet përkatëse, iu përcollën prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit