

Prishtinë, 8 korrik, NOA – “Me rastin e fillimit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, ju shpreh urimet e mia më të mira. Ju dëshiroj agjërim të lehtë, harmoni dhe begati e mirëqenie në familjet tuaja”.
Kështu nis mesazhi i urimit, që Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka drejtuar sot gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
”Duke qenë se muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit, uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, ka përfunduar kryetarja e shtetit të Kosovës./e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





