

Tiranë, 8 korrik, NOA – Çmimet e konsumit, pësuan një rënie të dukshme në muajin qershor. Ky konfirmim u bë sot nga burimet zyrtare të Institutit të Statistikave, me rastin e publikimit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit, Qershor 2013
“Çmimet në muajin qershor 2013, shënuan një ulje prej -0.6% krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin qershor është 2.3%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.2%”, citon raporti i INSTAT-it për këtë tregues.
Teksa shton se krahasuar me muajin e mëparshëm indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej -1.4%. Ku ulja më e madhe prej -10.4% vihet re në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”. Kurse çmimet në nëngrupin ”fruta” shënuan një rritje prej +3.5%, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të limonave me +19.5%, ai i
portokalleve me +16.0% etj.
Kurse indeksi i grupit ”Pije alkoolike dhe duhan” ka shënuar një ulje -0.2% dhe brenda tij, çmimet
pijeve alkoolike shënuan një rritje prej +0.1% dhe çmimi i duhanit një ulje prej -0.4% etj. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





