

Tiranë, 8 korrik, NOA – Sipas MeteoAlb: Deri në mesditën e 9 korrikut, i gjithë vendi do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët, por pas mesdite do të ketë grumbullim të vranësirave në zonat lindore duke gjeneruar shira të karakterit lokal.
Gjate pasdites, vranësirat do të pësojnë zhvillime duke rrezikuar pothuajse të gjithë territorin nga rrebeshe shiu afat-shkurtër. Përjashtim bëjnë vetëm zonat bregdetare të cilat do të karakterizohen nga alternime kthjellimet dhe vranësirash. Megjithatë, situata e motit do të mbetet e paqëndrueshme edhe gjate natës.
Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur vlera konstante të tyre në të gjithë vendin.
Kurse era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi jugor e jugperëndimor, për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
Evropa
Qarkullimi i masave ajrore nga Deti i ngrirë i Veriut do të bëjë që gadishulli skandinav të përjetojë shira intensive dhe stuhi të forta ere. Më problematike, situata paraqitet në Norvegji dhe Suedi ku shirat do jenë të konsiderueshëm. Po ashtu, kalimi i një sistemi frontal nga rajoni i Mesdheut drejt Evropës Juglindore do bëjë që edhe në këto rajone të ketë vranësira dhe rrebeshe shiu.
Ndërsa me mot te kthjellët paraqiten nesër: Evropa jugperëndimore, Qendrore, rajoni i Balltikut dhe e gjithë Lindja e kontinentit./e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





