Transmetuar më 08-07-2013, 13:00

Tiranë, NOA.al – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Gjirokastër, ndërsa shtyu për më vonë miratimin e rezultatit për qarkun Tiranë.

Zona zgjedhore Gjirokastër përbëhet nga 4 KZAZ, me 237 qendra votimi dhe me 122.039 zgjedhës. Pas verifikimit të dokumentacionit të ardhur nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor të këtij qarku KQZ miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për këtë qark, bën të ditur Noa.al. 5 mandatet e qarkut Gjirokastër u ndanë: 4 mandate për koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Evropiane" dhe 1 mandat për koalicionin e djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim".

Fillimisht, KQZ mori në shqyrtim pr.vendimin për qarkun Tiranë, për të cilin përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti ngriti pretendimin për një mospërputhje të numrit të votave të fituara nga PD, me ato të pasqyruara në aktin e KQZ-së.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit