

Tiranë, Noa.al – Administratori i një agjencie udhëtimi në Tiranë është arrestuar nga policia me akuzën e mashtrimit kompjuterik.
Noa.al bën të ditur se, nga Seksioni Kundër Krimeve Kompjuterike u realizua operacioni policor i koduar “POS”, me metoda special hetimore ndaj shtetasit Juventin Cere, 34 vjeç nga Tirana.
Ky shtetas duke qenë administrator i një agjencie udhëtimi tek rruga “Mine Peza” ka konsumuar elementë të veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik” duke përdorur karta krediti të dyshuara si të kopjuara, karta të lëshuara nga banka të huaja në emër të shtetaseve të tyre. Duke i poseduar këto karta 34 vjeçari ka gjeneruar në llogarinë bankare të tij një shumë prej 12 000 euro.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





